Nuk ka luajtur asnjëherë me Kombëtaren A, Spanja thërret lojtarin e Barçës për të zëvendësuar Gaya-n në Kupën e Botës

Nuk ka luajtur asnjëherë me Kombëtaren A, Spanja thërret lojtarin e Barçës për të zëvendësuar Gaya-n në Kupën e Botës

17:20, 18/11/2022

I dëmtuar në kyçin e këmbës së djathtë, Jose Gaya i tha lamtumirë ëndrrave të tij për Kupën e Botës. Federata Spanjolle e Futbollit e ka zyrtarizuar këtë të premte lajmin në rrjetet e saj sociale. “Jose Luis Gaya nuk do të jetë me Spanjën në Kupën e Botës në Katar. Pas analizimit të kujdesshëm të situatës dhe konsultimit gjithmonë me shërbimet mjekësore të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Enrique ka marrë vendimin për të zëvendësuar mbrojtësin Valencias, i cili u lëndua aksidentalisht të mërkurën e kaluar gjatë një seance stërvitore pasdite në Aman”, thuhet në deklaratë.

Në këtë proces, federata spanjolle bëri të ditur edhe zëvendësuesin e tij: Alejandro Balde, krahu i ri i majtë i Barcelonës. 18-vjeçari e ka grumbullimin e tij të parë me La Roja duke luajtur në një Botëror. Deri më tani ai kishte luajtur vetëm me ekipet e të rinjve të Spanjës. Ai shpërblehet pas fillimit të mirë të sezonit me Barçën.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco