Grabitësit detyrojnë futbollistin e Juventusit të ndryshojë shtëpi

Grabitësit detyrojnë futbollistin e Juventusit të ndryshojë shtëpi

18:33, 15/11/2022

Shtëpitë e futbollistëve janë një target i preferuar për bandat kriminale në Europë. Hajdutë të mirëorganizuar tentojnë të vjedhin banesat e lojtarëve me shpresën për të përfituar sa më shumë shuma monetare, por edhe duke rrëmbyer argjendari e stoli të ndryshme me vlera prej miliona eurosh.

Kështu ka ndodhur edhe me Daniele Ruganin, mbrojtësin e Juventusit, banesa e të cilit ka qenë në fokusin e hajdutëve së fundmi, teksa ata kanë tentuar në dy raste brenda disa javëve të grabisin banesën e italianit. Së fundmi, bashkëshortja e futbollistit Michela Persico thekson se diçka e tillë e ka detyruar çiftin të kërkojë për një banesë të re.

“Tre javë më parë ishte mbrëmja e parë e frikshme, më pas erdhir sërish një tjetër rast para disa netëve. Tashmë, nuk mund të qëndrojmë më në të njëjtën banesë, po kërkojmë për një shtëpi të re”, u shpreh Michela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco