'Më pëlqen kur tifozët identifikojnë Mesin me Barçën', Laporta: Fëmijët gjithmonë më pyesin për rikthimin e tij

'Më pëlqen kur tifozët identifikojnë Mesin me Barçën', Laporta: Fëmijët gjithmonë më pyesin për rikthimin e tij

18:29, 15/11/2022

Kontrata e Lionel Messit me PSG-në skadon në qershor, ndërsa gjithmonë e më shumë flitet për një rikthim të mundshëm të argjentinasit te Barcelona.

Joan Laporta ka folur në lidhje me këtë çështje, por ende nuk ka bërë asgjë të qartë. Presidenti i katalanasve ka zbuluar se fëmijët e pyesin kur do rikthehet Messi te Barça.

Mesi është nga Barça, mos u shqetësoni, ai është lojtari më i mirë në botë, ne kemi qenë me fat që e kemi pasur dhe do të shohim. Disa gjëra janë të komplikuara sepse tani ai është tek PSG dhe nuk më pëlqen të hyj në polemika me këtë klub. Kudo që njerëzit shkojnë e identifikojnë Mesin me Barçën dhe kjo më pëlqen. Më pëlqen gjithashtu të shoh se marka e Barçës është shumë e fuqishme, ata e dinë që ne po rindërtojmë, se këtë vit duhet të fitojmë Ligën. Levandovski shënon gola, Pedri është një lojtar i madh dhe Gavi është një yll”.

“Fëmijët gjithmonë më pyesin për rikthimin e tij dhe unë them ‘do të shohim’. Tani ai është lojtar i PSG-së.”-tha Laporta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco