U tha se kishte refuzuar ftesën e Kombëtares, Redon Xhixha reagon i revoltuar në rrjete sociale

U tha se kishte refuzuar ftesën e Kombëtares, Redon Xhixha reagon i revoltuar në rrjete sociale

18:12, 15/11/2022

Ditën e djeshme pas ndeshjes së Partizanit me Bylisin, një lajm i fundit erdhi për dy futbollsitët e të kuqve, Skuka dhe Cara, të cilët mësuan se ishin ftuar nga trajneri Reja për miqësoren me Italinë. Interes ngjalli mosftesa e golashënuesit më të mirë të kampionatit, Redon Xhixha.

Ditën e sotme, në media u aludua për një refuzim të sulmuesit të Tiranës me arsyen se ishte duke udhëtuar në Greqi për të biseduar me një klub për një transferim të mundshëm në janar por ka qenë vetë Xhixha ai i cili ka hedhur poshtë këtë gjë.

“Ju lutem boll me këto lajme të pavërteta, unë nuk e kam refuzuar ftesën në kombetare dhe kurrë nuk do ta refuzoj ftesën për të luajtur për ngjyrat më të bukura në botë.”- shkruan Xhixha në Instagramin e tij.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco