Presioni i qeverisë nuk dha fryt: Messi i Iranit përfshihet në listën për Kupën e Botës

Presioni i qeverisë nuk dha fryt: Messi i Iranit përfshihet në listën për Kupën e Botës

17:19, 15/11/2022

Sulmuesi i dëmtuar Sardar Azmoun është pjesë e listës së Iranit për Kupën e Botës, pavarësisht presionit nga qeveria e vendit për të lënë jashtë lojtarin e Bayer Leverkusen për mbështetjen e hapur për protestat për vdekjen e Mahsa Animi. Azmoun ka injoruar udhëzimet e Federatës së Futbollit të Iranit, me të cilat lojtarët nuk janë lejuar të flasin për vdekjen e Mahsa Amini, e cila ndërroi jetë në paraburgim. "Në rastin më të keq do të më përjashtojnë nga kombëtarja. Nuk ka problem. Do ta sakrifikoja për një fije floku në kokën e grave iraniane.

Kjo histori nuk do të fshihet. Ata mund të bëjnë çfarë të duan. Turp për ju që vrisnin kaq lehtë. Rrofshin gratë iraniane", ka shkruar Azmoun në profilin e tij në Instagram. Pavarësisht presionit ndaj Carlos Quieroz për të mos përfshirë yllin iranian, ai është përfshirë në skuadrën e trajnerit prej 25 lojtarësh në Kupën e Botës, megjithëse ka shqetësime edhe për gjendjen e tij fizike.

Azmoun, 27 vjeç, dëmtoi muskulin e këmbës së djathtë teksa po bënte nxehje për ndeshjen e Bayer-it në Ligën e Kampionëve me Porton më 4 tetor dhe nuk është paraqitur që atëherë, me klubin e tij të Bundesligës që shprehet se ai pritet të jetë jashtë për gjashtë deri në tetë javë. I quajtur "Messi iranian", Azmoun konsiderohet një nga lojtarët kryesorë të Iranit në Katar dhe më parë është lidhur me një lëvizje në Premier League.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco