Miqësorja me Italinë/ Broja dhe Abazaj shfaqin probleme, Reja ka gati zëvendësuesit

Miqësorja me Italinë/ Broja dhe Abazaj shfaqin probleme, Reja ka gati zëvendësuesit

16:52, 15/11/2022

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet në kuadër të dy miqësoreve ndaj Italisë dhe Armenisë, me kuqezinjtë që ditën e djeshme kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore 

Në ditën e dytë të stërvitjes së “kuqezinjve” kanë qenë prezent të gjithë lojtarët përveç Abazajt i cili duket se ende nuk është në gjendje optimale, ditën e djeshme probleme shfaqi edhe Armando Broja, ndonëse jo shumë serioze, dhe për këtë arsye trajneri Edoardo Reja ftoi në grup dy sulmuesit e Partizanit që bën shumë mirë edhe ndaj Bylisit në kampionat, Skukën dhe Carën.

Në ndeshjen me Italinë në skuadër do të jetë edhe Myrto Uzuni, i cili është lejuar nga Granada që të jetë në vetëm këtë miqësore të “kuqezinjve”.

Ndërkohë te vetmit që nuk mundën të bashkoheshin me Kombëtaren janë Ivan Balliu dhe Berat Gjimshiti, me dy lojtarët që nuk u lejuan nga Rayo Vallecano dhe Atalanta që të ishin në këto sfida.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco