Pengu më i madh i karrierës deri më tani për drejtorin sportiv të Napolit, Cristiano Giuntoli është Erling Haaland. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Giuntoli në një intervistë të gjatë dhënë për “Corriere dello Sport”.
Gjatë intervistë numri 1 i merkatos së Napolit zbuloi se kishte në dorë transferimin e Haaland nga Salzburg drejt Napolit, por gjithçka u prish në momentet e fundit. Edhe pse kishte një dakordësi mes klubeve në fund Haaland vendosi të transferohej te Dortmundi.
“Haaland është pengu më i madh në karrierë. Ne kishim bërë gati kontratën me Salzburgun për transferimin e tij dhe kishim rënë dakord të paguanim klauzolën prej 25 milionë eurosh. Më pas ai zgjodhi Dortmundin dhe ne shkuam drejt Osimhen, sepse për ne ai ishte i njëjti nivel me Haaland.”
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: