Vetë nuk luajti kurrë në Botëror, George Weah shkon në Katar për të parë djalin

Vetë nuk luajti kurrë në Botëror, George Weah shkon në Katar për të parë djalin

15:19, 15/11/2022

George Weah nuk luajti kurrë në Kupën e Botës, pavarësisht se ishte një nga më të mëdhenjtë e futbollit në kohën e tij.

Tani ai nuk dëshiron të humbasë rastin për të parë djalin e tij, Tim, duke luajtur me kombëtaren amerikane në Katar.

Weah, i cili tani është president i Liberisë, ka në plan të jetë në Kupën e Botës në Katar pikërisht për këtë arsye.

Presidenti 56-vjeçar pritet të mbërrijë në Katar të martën për një qëndrim 9-ditor.

Kjo i jep atij një shans për të qenë i pranishëm kur Shtetet e Bashkuara të luajnë Uellsin në ndeshjen hapëse të turneut, të hënën.

George Weah i dërgoi një letër Senatit Liberian në fillim të këtij muaji duke i informuar për planet e tij të udhëtimit.

Ai tha se do të ishte në Kupën e Botës nga data 15 deri më 23 nëntor pas udhëtimeve zyrtare në Marok, Egjipt dhe Francë.

Zonja e Parë, Clar Weah, nëna e Tim, thuhet gjithashtu se do të udhëtojë drejt Katarit.

Tim Weah, 22 vjeç, ka lindur në Nju Jork. Anësori debutoi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2018. Ky do të jetë Botërori i tij i parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco