Granada i jep leje Uzunit për miqësoren me Italinë

Granada i jep leje Uzunit për miqësoren me Italinë

13:56, 15/11/2022

Myrto Uzuni, udhëtim “flash” nga Spanja për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë për përballjen miqësore me Italinë, që zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës në “Air Albania”.

“Bomberi” kuqezi, pjesë e Granadës në La Liga2, ka mundur të marrë leje nga klubi i tij për të qenë pjesë e Kombëtares në këtë miqësore luksi.

Në fakt, Divizioni i Dytë në Spanjë nuk ndërpritet në këtë periudhë të Botërorit, por Uzuni i ka bindur drejtuesit e Granadës për t’u shkëputur për pak ditë, ndërsa në fundjavë do të jetë sërish në Spanjë, për ndeshjen me Albaceten më 18 nëntor.

Prania e Uzunit për ndeshjen miqësore me Italianë shton forcën e Shqipërisë në fazën e avancuar, pasi “bomberi” beratas po kalon një formë të shkëlqyer, teksa rezulton të jetë golashënuesi më i mirë i La Ligas 2 me 8 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco