Nuk do ta besoni, por Buffon do të jetë në Botëror me Kamerunin

Nuk do ta besoni, por Buffon do të jetë në Botëror me Kamerunin

12:58, 15/11/2022

Kampioni i Botës në vitin 2006, Gianluigi Buffon, ka thënë se në mungesë të Italisë është fans i Kamerunit në Botërorin e Katarit.

“Si zakonisht, kur Italia nuk është aty, përpiqem që t’i ndjek skuadrat ku luajnë shokët e mijë të skuadrës apo miqtë, apo ata të cilët tradicionalisht nuk janë favoritë. Në këtë rast, kombi që do ta përkrah në Botëror është Kameruni. Ata kanë një vend të veçantë në zemrën time”, ka thënë Buffon.

Buffon ka vendosur që të jetë portier pasi kishte parë një ndeshje të Kamerunit në Botërorin e vitit 1990 dhe ishte inspiruar nga portieri i tyre, Thomas N’kono.

Ai i është shumë mirënjohës kësaj figure madje ai e ka emëruar edhe djalin e tij, Thomas, për ta nderuar N’Konon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco