FOTO/ Ardian Ismajli përzgjidhet në 11-shen e javës në Serie A

FOTO/ Ardian Ismajli përzgjidhet në 11-shen e javës në Serie A

12:43, 15/11/2022

Ardian Ismajli po kalon një moment fantastik në karrierë me fanellën e Empolit.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është duke spikatur me paraqitjet e tij, saqë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, me 26-vjeçarin që ndodhet në formacionin e javës në Serinë A italiane.

Faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score”, ka “skicuar” 11-shen më të mirë të javës së 15-të në Serinë A, me Ismajlin që ndodhet si më i votuari në repartin e mbrojtjes me notën 7,8.

Në skemën 3-4-3, në portë ndodhet portieri i Empolit, Vikario.

Në mbrojtjen me tre janë, Ismajli, Valukievikz dhe Ico.

Në mesfushën e përbërë me 4 janë nga e djathta në të majtë, Kalulu, Çalhanollu, Elmas dhe Augusto i Monzës.

Në sulm janë, Nzola, Xheko dhe Moize Ken.

Aktualisht, gjatë këtij sezoni me fanellën e Empolit në Serinë A, Ardian Ismajli është aktivizuar në 11 ndeshje, por pa shënuar dhe asistuar dot.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco