Gjyqtarë nga Kosova për miqësoren speciale Shqipëri-Itali

Gjyqtarë nga Kosova për miqësoren speciale Shqipëri-Itali

12:07, 15/11/2022

Dueli special i të mërkurës, mes Shqipërisë dhe Italisë, do të gjykohet nga Genc Nuza.

Lajmi është bërë publik nga vetë shqiptari i Kosovës, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania”, ku interesi për të ndjekur nga afër këtë takim do të jetë i madh.

Nuza e ka cilësuar si një tjetër ëndërr të realizuar për sa i përket karrierës së tij.

Asistentë të tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, të cilët përfaqësojnë FFK-në. Ndërkaq, gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

Postimi i Genc Nuzës:

Të nderuar miq,

Jam tejet i lumtur që do të jem gjyqtar kryesor në ndeshjen miqësore, SHQIPËRI – ITALI e cila do të zhvillohet në njërin nga stadiumet më moderne të Evropës, Air Albania.

Ta përfaqësosh shtetin e Kosovës dhe FFK-në, në një ndeshje të këtij niveli është një tjetër ëndërr e realizuar dhe sukses i madh jo vetëm i imi por i gjithë futbollit kosovar në përgjithësi. Së bashku me asistentët Fatlumin, Bujarin dhe kolegët e nderuar nga Shqipëria do të japim më të mirën në këtë ndeshje.

Na priftë e mbara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco