Ish-zv.presidenti i Barçës zbulon planet e Pique: Ja çfarë dëshiron të bëjë nipi im!

Ish-zv.presidenti i Barçës zbulon planet e Pique: Ja çfarë dëshiron të bëjë nipi im!

12:49, 06/11/2022

Ish-zëvendëspresidenti i Barcelona dhe njëkohësisht gjyshi i Gerard Pique, Amador Bernabeu, shpjegoi se si e përjetoi lamtumirën e nipit të tij në “Camp Nou” dhe nuk mund ta fshehte emocionin e tij, në një deklaratë për mediet spanjolle.

“Kam  jetuar gjithë historinë e tij, prandaj janë momente dashurie që kujtohen. Ai largohet si një zotëri, si ai që është në të vërtetë. Ata që nuk e njohin plotësisht nuk kanë të drejtë ta kritikojnë.”-tha ai.

Ai gjithashtu la një të dhënë të qartë se cila mund të jetë sfida e re dhe ambicioze e Piques, pas varjes së këpucëve në gozhdë.

“Vizioni i tij është dhe do të jetë Andorra sepse ai është shumë i emocionuar për këtë. Shpresa e tij më e madhe është të vendosë Andorra-n në vend të parë”-deklaroi ai.

 

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco