Hernandez: Jemi të lumtur që fituam, Maldini është lojtar i madh

Hernandez: Jemi të lumtur që fituam, Maldini është lojtar i madh

09:50, 06/11/2022

Pas fitores 2-1 ndaj Spezias në “San Siro, Theo Hernandez u shpreh se bënë një lojë të bukur.

“Ishte një lojë e mirë. Në pjesën e parë patëm 4-5 raste të shkëlqyera, më pas loja u komplikua në momentin e barazimit të tyre. Goli i Giroud ishte i bukur. Duhet të fitojmë gjithmonë, pas ndeshjes së luajtur keq me Torinon, jemi të lumtur që fituam”-u shpreh mbrojtësi për mediet pas këtij takimi.

Ndërsa sa i përket golit të Daniel Maldinit, Theo shtoi se djali i Paolos është një lojtar i madh.

“Maldini është një lojtar i madh, ne po e presim që sa më shpejt të jetë e mundur të rikthehet këtu në Milano”-deklaroi kapiteni i “Djallit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco