Inzaghi: Kemi kaluar një grup të fortë, tani duam kthesën në Serie A

Inzaghi: Kemi kaluar një grup të fortë, tani duam kthesën në Serie A

09:37, 02/11/2022

Interi u mund në transfertë 2-0 në Champions League nga Bayern Munich, por rezultati nuk cenoi kualifikimin në raundin e 1/16.

Duke folur për mediet pas kësaj sfide trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, u shpreh i lumtur për ecurinë e ekipit.

“Kemi kaluar një grup të fortë, gjë që na jep kënaqësi të madhe”, tha ai.

Trajneri më tej shtoi se Interi tashmë është i gjithi i përqendruar te kthesa në kampionat.

“Duhet të ndryshojmë marshin dhe tani kemi një sfidë shumë të rëndësishme. Arrita të alternoj lojtarët dhe jam i kënaqur”, deklaroi Inzaghi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco