Tifozët në Kupën e Botës duhet të qëndrojnë larg nga devetë: Ato janë më të rrezikshme se korona

Tifozët në Kupën e Botës duhet të qëndrojnë larg nga devetë: Ato janë më të rrezikshme se korona

21:21, 01/11/2022

Nuk do të jetë e lehtë për tifozët e futbollit të mbushin kohën e tyre në mënyrat që janë mësuar në Kupën e Botës në Katar. Alkooli dhe seksi në vendin mysliman do të jenë jashtë kufijve për sportdashësit që kërkojnë atë lloj kënaqësie dhe tani atyre u kërkohet të qëndrojnë sa më larg deveve.

“The Sun” shkruan se ekziston frika se tifozët që udhëtojnë në Katar mund të infektohen me virusin e Sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (shkurt MERS) përmes kontaktit me kafshët.

“Duhet të jetë edhe më e rrezikshme se korona”, thotë The Sun.

Ndryshe nga Covid-19, sipas gazetës angleze, nuk ka vaksinë apo trajtim, kështu që tifozët në Angli dhe Uells janë këshilluar të ndjekin këshillat e qeverisë.

Gazeta citon profesorin e universitetit Paul Hunter të ketë thënë:

"Tifozët duhet të qëndrojnë larg deveve në Katar. Mendja e shëndoshë e rekomandon këtë për të zvogëluar rrezikun e kontraktimit të virusit. Është një virus i keq, shumë më vdekjeprurës se Covid-19 me një shkallë shumë të lartë të vdekshmërisë dhe aktualisht nuk ka një vaksinë efektive."

Virusi ka infektuar më shumë se 2,000 njerëz dhe ka vrarë të paktën 850 që kur u zbulua për herë të parë në Arabinë Saudite në vitin 2012, sipas “The Sun”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco