Edy Reja drejt largimit nga kombëtarja, mësohet zëvendësuesi i tij

Edy Reja drejt largimit nga kombëtarja, mësohet zëvendësuesi i tij

15:33, 01/11/2022

Aventura e trajnerit Edoardo Reja në krye të kombëtares shqiptare duket se do të marrë fund pas përfundimit të kontratës me kuqezinjtë.

Sipas “Sport Italia” raportohet se tekniku më i ri i kombëtares shqiptare do të jetë Luigi Di Biagio. Sipas burimit në fjalë, thuhet se Federata Shqiptare e Futbollit është afër marrëveshjes me ish-teknikun e U21.

Kontaktet vazhdonin prej javësh, por tani duket se gjithçka po ecën në rrugën e duhur dhe me shumë gjasa Di Biaxhio mund të zbarkojë për të marrë në dorë frenat e kuqezinjve.

Ndër të tjera, “Sport Italia” raporton se ai mund të jetë në pankinën e kuqezinjve në miqësoren me Italinë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco