Juventusit i rikthehen dy blerjet e bujshme të verës

Juventusit i rikthehen dy blerjet e bujshme të verës

15:33, 01/11/2022

Ndërsa lajmi i Paul Pogba ka tronditur ambientin juventin, një lajm pozitiv ishin fytyrat e mbrojtësit Gleison Bremer dhe argjentinasit Angel di Maria, që u rikthyen të stërviten.

Ndonëse ata punuan veçmas grupit dhe nuk do të jenë në dispozicion për PSG-në, shpresohet që deri të dielën kur në Torino do të bëjë vizitë Interi ata të kenë rikuperuar dhe kapur një formë të rëndësishme, për të ndihmuar Juven.

Gjithsesi, në mes të shpresës ajo që rikthen frikën te tifozët është “Gazzetta dello Sport”, e cila nënvizon se Dushan Vlahoviç nuk ka pësuar një kontraktim muskulor, por mesa duket i është rikthyer pubalgjia.

Dëmtimi që nuk e lejoi në fundsezonin e kaluar që të paraqitej në nivelet e duhura u duk sikur u kalua në verë, me anë të një terapie shumë strikte, por sipas medias në fjalë, bomberi serb ka nisur sërish që të pengohet nga pubalgjia dhe jo vetëm që nuk pritet të jenë në fushë ndaj PSG-së, por mund të mungojë edhe me Interin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco