5×5/ Garë e fortë në Tiranë e Durrës, ja ndeshjet më të spikatura të javës

5×5/ Garë e fortë në Tiranë e Durrës, ja ndeshjet më të spikatura të javës

12:49, 01/11/2022

Një tjetër javë e futbollit amator 5×5, e organizuar nga FSHF, ka ulur siparin dhe ka zhvilluar ndeshjet në shtatë grupe në zonën e Tiranës.

Në katër ndeshjet e grupit B që u luajtën këtë javë, tre ndeshje përfunduan në barazim, teksa vetëm skuadra e Danoçëve arriti të triumfojë ndaj ekipit ‘Ferraj’, që gjithsesi është ngjitur në krye të klasifikimit, pas hapit fals të Sony A.D që barazoi me Barrikadën B.

Sakaq, në pesë ndeshjet e grupit C u shënuan në total 49 gola, një shifër rekord kjo për këtë javë. Vila L vijon të ruajë kryesimin e grupit, teksa këtë javë mundi me shifrat e thella 10-1 Autoktonët. Futshoë gjithashtu regjistroi një fitore me shifra tenistike, duke triumfuar me rezultatin 9-4 ekipin e Old Friends.

Prestige B vijon me ecurinë pozitive në grupin E, teksa këtë javë mundi Pastarinë me rezultatin 6-3, ndërsa sfida më me emocione e javës, që prodhoi edhe shumë gola ishte ATS – Dok Team, që përfundoi me fitoren e thellë të ATS, 14-3.

Në grupin D, Tech Team ruan kryesimin, teksa këtë javë triumfoi me shifrat 8-1 ndaj Turgut Ozalit, ndërsa edhe Royals-i mundi me rezultatin 8-2 Mozaikun.

Ndërkaq, në grupin F, Prestige MFC u ndal në barazimin 4-4 me Nabucco Lounge, teksa spikati ndeshja Çamëria – Tv Klan, që u mbyll me fitoren e Çamërisë, 8-6.

Selecta Digital mori fitoren e parë në grupin G, ndërsa mundi me shifrat 8-5 Tirana Conference Service, ndërsa Julton vijon me ecurinë e rezultateve pozitive, duke triumfuar me rezultatin 5-1 ndaj Legjendave.

Kampionati është shumë e fortë edhe në zonën e Durrësit. Ndeshja më e luftuar e grupit A, Sallmani SC – Teuta MFC përfundoi me shifrat 1-1, ndërsa në grupin B, gjysmëfinalistët e sezonit 2021-2022, Fjt Auto u mundën me rezultati 5-2 nga Universiteti Pavarësia Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco