Rinovoi kontratën me Milanin, zbulohet rroga e re e Stefano Piolit

Rinovoi kontratën me Milanin, zbulohet rroga e re e Stefano Piolit

22:40, 31/10/2022

Stefano Pioli ka firmosur sot marrëveshjen e re që e lidh me Milanin deri në verën e vitit 2025. Një akord që nuk ka vonuar të arrihej me klubin të cilin ai e ktheu përsëri në majat e futbollit italian, duke ngjallur lavdinë e dikurshme.

Arritje për të cilën kuqezinjtë kanë vendosur që të falënderojnë teknikun duke i përmirësuar rrogën që përfiton në sezon, e cila ka kaluar nga 2,8 milionë euro neto, në 3,5 milionë euro neto.

Shifra që nuk i afrohen ende trajnerëve më të paguar në qarkullim, por që kënaqin Piolin, i cili e sheh veten në fillimin e një cikli dhe nuk duket se ka ndër mend të largohet nga kuqezinjtë në një të ardhme të afërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco