Aventura e Andrea Pirlos në drejtimin e Karagumruk nuk po shkon ashtu siç mendohej në fillim, pasi ish-trajneri i Juventusit nuk po arrin të largojë skuadrën nga zona e rrezikshme e klasifikimit në kampionatin turk, teksa mban vendin e 12-të me 12 pikë pas 11 ndeshjesh të luajtura.
Humbja e fundit erdhi sot përballë Gallatasarajit, që fitoi me shifrat 2-0.
Një sukses që u bë më i thjeshtë për shkal të kartonit të kuq të Ugur për vendasit që në minutën e 33-të të ndeshjes.
Golat më pas erdhën në pjesën e dytë dhe tek i pari, protagonisti ishte edhe Milot Rashica.
Sulmuesi i Kosovës dha asistin për Tasdemir në minutën e 60-të, duke sjellë avantazhin e Gallatasarajit.
Për të vulosur ndeshjen duhej pritur edhe goli i Huan Mata në minutën e 85-të, pasi siguroi 3 pikët që ngjitin këtë skuadër përkohësisht në vendin e tretë në renditje.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: