Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Lojtari 100 milionë eurosh i United shkakton zemërim me lëvizjen e tij, trajneri e përjashtoi: Është qesharake...

Lojtari 100 milionë eurosh i United shkakton zemërim me lëvizjen e tij, trajneri e përjashtoi: Është qesharake...

10:33, 28/10/2022

Skuadra e Manchester United mundi pa probleme Sheriff Tiraspol me rezultat 3-0 në ndeshjen e javës së 5-të të fazës së grupeve të Ligës Evropiane, teksa vëmendjen më të madhe e tërhoqi futbollisti i paguar 100 milionë euro nga Djajtë e Kuq – Antony, i cili shkaktoi zemërim me lëvizjen e tij në pjesën e parë.

Kështu, në minutën e 37-të të ndeshjes së përmendur, braziliani mori një top në krahun e djathtë dhe më pas nisi të rrotullohet me të në formë rrethi. “Raundi” i parë kishte kuptim deri diku dhe më pas ai e ktheu topin 360 gradë dhe më pas e dërgoi në portë.

 

 

Në rrjetet sociale shumë e kritikuan lëvizjen e tij dhe pak minuta më vonë, më saktësisht pas përfundimit të pjesës së parë, menaxheri i Manchester United, Erik ten Hag e la në stol futbollistin brazilian dhe kështu i tregoi qartë se çfarë mendon për një mënyrë të tillë loje.

 

 

 “Nuk kam asnjë problem me atë lëvizje përderisa është funksionale dhe i kërkoj Antony të vrapojë më shumë dhe të kalojë më shumë kohë në zonën e rreptësisë, nëse ai nuk e humb topin me lëvizjet e tij dhe është funksional, nuk kam asgjë kundër , por nëse ai e bëri atë vetëm për t'u argëtuar, atëherë nuk do të funksionojë më, "tha Ten Hag pas lojës.

Ish-futbollistët Robbie Savage dhe Paul Scholes gjithashtu nuk e justifikuan lëvizjen e tij.

"Është qesharake, madje edhe pak e turpshme sepse askush nuk ishte as afër tij. Pastaj, pas kësaj, ai e goditi topin në portë dhe po të isha trajneri i tij, nuk do të isha i lumtur. Pavarësisht gjithë kësaj, rezultati ishte 0-0,” tha Savage.

 

"Qesharak! Nuk e dija se çfarë po bënte. Për çfarë po mendonte? Ai nuk mashtroi askënd me atë lëvizje dhe as nuk argëtoi askënd", tha Scholes.

 

Kujtojmë se Manchester United fitoi 3-0, ndërsa golat për Djajtë e Kuq i shënuan Dalot, Rashford dhe Ronaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco