Përfundon takimi i parë për rinovimin e kontratës, në Itali zbulojnë ecurinë e negociatave me Skriniar

Përfundon takimi i parë për rinovimin e kontratës, në Itali zbulojnë ecurinë e negociatave me Skriniar

21:52, 27/10/2022

 

Pasi siguroi edhe matematikisht kalimin në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, Interi nisi punën për rinovimin me mbrojtësin sllovak Milan Skriniar, i cili në ndeshjet e fundit ka luajtur me shiritin e kapitenit në krah.

Kontrata e tij me zikaltrit përfundon në qershor të vitit të ardhshëm dhe interesi i fortë i Paris Saint Germain ka shqetësuar jo pak drejtuesit e Interit, që gjatë pasdites së sotme kanë mbajtur takimin e parë me përfaqësuesit e mbrojtësit.

Burime pranë palëve në negociata, raportojnë për ndjesi shumë pozitive pas takimit të parë, pasi përfaqësuesit e Skriniarit kanë konfirmuar dëshirën e mbrojtësit për të qëndruar në Milano dhe nga ana tjetër zikaltrit nuk e kanë fshehur vlerësimin për futbollistin.

Në takim u prezantua oferta e parë e Interit dhe pretendimi i Skriniar, teksa në ditët e ardhshme palët do të ulen sërish për të gjetur një rrugë të mesme, që do të sillte edhe firmën mbi kontratën e re.

Krahas një page të lartë, te Interi kanë ofruar edhe një kontratë afatgjatë, të paktën deri në verën e 2027-ës, si dhe shiriti i kapitenit, që do ta blindonte sllovakun dhe do ta shndërronte në një legjendë të zikaltërve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco