Lajmi i fundit

LIVE/ 'Nënat nuk janë fasoneri' -Takim në PD mbi projektligjin për surrogacinë

Wanda në 'luftë' me Icardin: U shkarkua si agjente, por i kërkon Galatasarayt një milion euro

Wanda në 'luftë' me Icardin: U shkarkua si agjente, por i kërkon Galatasarayt një milion euro

18:05, 25/10/2022

Tensionet mes ish-bashkëshortëve, Wanda Nara dhe futbollistit Mauro Icardi mbeten të larta, duke përfshirë çështje profesionale dhe private.

Wanda ishte agjentja e Icardit, ajo kujdesej për gjithçka, përfshirë edhe transferimet e tij nga Interi te PSG dhe Galatasaray. Megjithatë, divorci i tyre solli pasoja të shumta.

Ndonëse u “shkarkua” si agjente, Wanda i kërkon Icardit një milion euro për rolin e saj në transferimin e tij në Turqi, por ai nuk pranoi duke pretenduar se ajo nuk ishte agjentja e tij dhe se pretendimet e saj ishin të pabaza.

Argjentinasi nuk dëshiron që Galatasaray ta paguajë, edhe pse ka kërkuar pagesën nga klubi në llogarinë e saj sa më parë.

Para disa ditësh Wanda po xhironte një videoklip dhe u përfol për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur. Ndërkohë që qarkullojnë këto thashetheme, ajo po qëndron në Stamboll, ku ndodhen edhe fëmijët e saj. Ajo përmes rrjeteve  sociale ka zbuluar shumë për udhëtimin e saj në Turqi dhe ka ndarë foto me fëmijët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco