Prokuroria hap dosje për Fiorentina-Inter

Prokuroria hap dosje për Fiorentina-Inter

16:42, 25/10/2022

Prokuroria e Federatës së Futbollit ka hapur një dosje për ndeshjen Fiorentina-Inter lidhur me faktet e raportuara në shtyp dhe që do të shqetësonin drejtuesit e ekipit të Firences.

Pas përfundimit të ndeshjes, nga Interi qarkulluan lajme për ofendime nga shefi i Fiorentinës ndaj drejtuesve zikaltër në dhomat e zhveshjes, më pas të mohuara nga vetë ata me një kërkesë falje.

Ndërkohë, qarkulloi një video ku në tribuna, një tifoz zikaltër është dhunuar nga tifozët e Fiorentinës pasi ai po festonte golin.

Prokurori i Federatës së Futbollit italian ia ka kaluar këtë çështje policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco