Arsenali do të transferojë në janar mesfushorin e Lazio-s për 60 milionë euro

Arsenali do të transferojë në janar mesfushorin e Lazio-s për 60 milionë euro

15:40, 25/10/2022

Arsenali është shumë i interesuar për mesfushorin e Lazio-s, Sergej Milinkovic-Savic dhe dëshiron ta transferojë në merkaton e dimrit, shkruan Calciomercato.

Milinkovic-Savic po luan mirë te Lacio këtë sezon dhe ka regjistruar katër gola dhe shtatë asistime në 15 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Mesfushori është gjithashtu në radarin e Juventus, Liverpool dhe Manchester United, por Calciomercato raporton se shuma e ofruar nga Arsenali, është më afër pretendimeve të klubit italian.

Klubi londinez raportohet se është gati të paguajë 60 milionë euro dhe të dërgojë në Romë, Sami Lokonga, i cili erdhi në verën e vitit 2021 për 17.5 milionë euro, por nuk ia doli në Emirates.

Image

"Historia se unë tashmë kam rënë dakord për një transferim me menaxherin e tij Matej Kezman nuk është e vërtetë. Sergej kishte vlerën 100 milionë euro muajin e kaluar, ndërsa tani ai vlen 120 milionë euro. Çmimi i tij do të rritet çdo muaj", tha presidenti i Lazios, Claudio Lotito.

Arsenali ndoshta do të duhet të rrisë ndjeshëm ofertën për lojtarin që mbërriti te Lazio në vitin 2015 nga Genk për 15 milionë euro.

Ai ka luajtur 309 ndeshje për klubin romak në të cilat shënoi 62 gola me 58 asistime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco