Skandali te Juventus në lidhje me pagat e rreme, Ronaldo refuzon të dëshmojë

Skandali te Juventus në lidhje me pagat e rreme, Ronaldo refuzon të dëshmojë

12:29, 25/10/2022

Prokurorja e Torinos Anna Maria Loreto ka informuar anëtarët e bordit dhe drejtorët e Juventusit për përfundimin e hetimeve paraprake që filluan në vitin 2021 në lidhje me parregullsi të pretenduara në buxhetet e tri sezoneve 2018-2021.

Në një deklaratë për mediat, Loreto zbuloi se gjyqtari i hetimit paraprak ka refuzuar kërkesën për arrest shtëpie për presidentin Andrea Agnelli.

Bardhezinjtë janë nën hetim për transferta të dyshimta me vlera të fryra për përfitim kapital. Hetuesit shqyrtuan pasqyrat financiare për 2018, 2019 dhe 2020.

Numri i të hetuarve është 16 (15 persona dhe vetë klubi), përfshirë Pavel Nedved, Agnelli, Maurizio Arrivabene dhe ish-drejtori Fabio Paratici, i cili u largua për te Tottenham në vitin 2021, por më pas ishte në krye të transferimeve të Juventusit.

Juventusi është akuzuar për falsifikim të pasqyrave financiare dhe prokurori vuri në dukje një hendek të madh mes shifrave reale dhe atyre të publikuara nga klubi.

Hetuesit gjithashtu duan të vërtetojnë se lojtarët e Juventusit nuk humbën katër paga mujore, në fillim të pandemisë së koronavirusit, por vetëm një dhe vazhduan të merrnin para, në kundërshtim me atë që deklaroi Juventus.

Prokurori në një deklaratë zyrtare pretendon se hetuesit kanë gjetur marrëveshje private mes lojtarëve dhe klubit, në të cilat Juventus garantonte se do të paguante pa kushte pagat e mbetura edhe në rast të një transferimi të ardhshëm.

Cristiano Ronaldo ishte ende një lojtar i Juventusit në atë kohë, por sipas La Stampa, sulmuesi i Manchester United refuzoi të diskutonte situatën e tij pavarësisht kërkesës së prokurorëve.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco