Axhenda e javës së 8-të të Kategorisë së Parë, zbuloni kur do të zhvillohen 7 përballjet interesante

Axhenda e javës së 8-të të Kategorisë së Parë, zbuloni kur do të zhvillohen 7 përballjet interesante

22:54, 24/10/2022

Kategoria e Parë ka hyrë në një fazë tepër interesante, teksa janë luajtur 7 javët e para, të shumta kanë qenë surprizat. Disfata 1-5 e Dinamos ndaj Flamurtarit dhe barazimi i Skënderbeut në shtëpi ndaj Besëlidhjas, e ka bërë akoma më intrigante situatën në këtë kategori. Java e 8-të vjen me duele tepër interesante që pritet të dhurojnë emocione të mëdha.

Dueli mes Apolonisë dhe Skënderbeun do të ngrejë siparin. Ky takim është planifikuar të zhvillohet ditën e shtunë më datën 29 tetor në orën 12:00. Një sfidë tepër e luftuar pritet të jetë padyshim edhe ajo mes Korabit  të vendit të tretë dhe Dinamos së vendit të dytë.

Rivalitet i madh pritet edhe në “derbin” Flamurtari-Oriku, por edhe Besa-Lushnja. Për më tepër shikoni axhendën e plotë të javës së 8-të:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco