Presidenti i Bayernit ‘bllokon’ merkaton e dimrit: S’do nënshkruajmë me asnjë lojtar

Presidenti i Bayernit ‘bllokon’ merkaton e dimrit: S’do nënshkruajmë me asnjë lojtar

15:25, 18/10/2022

Presidenti i sapozgjedhur i Bayernit, Herbert Hainer, ka reaguar së fundmi mbi mundësinë e nënshkrimit me një numër “9”, aty ku largimi i Robert Lewandowskit u mendua se do të krijonte hendek në shënimin e golave për rekordmenët nga Mynihu.

Forma e mirë e të besuarve të Nagelsmanit ia ka dhënë komfortin Hainerit për t’u shprehur se klubi ku ai luan rolin e presidentit nuk ka nevojë për nënshkrim me lojtarë të tjerë, madje ai arriti deri aty sa të nënkuptonte se edhe në merkaton e janarit nuk do të ketë afrime për kampionët në fuqi të Bundesligës.

“Nëse e shikojmë sulmin tonë se si ka reaguar ndeshjet e fundit jo vetëm në Champions, atëherë dalim në konkluzionin se funksionon në mënyrë të shkëlqyer, aq sa edhe rivalët do të lëpinin gishtat”, pohonte mes buzëqeshjeve 68- vjeçari.

Hainer gjeti momentin për të injoruar edhe mundësinë e nënshkrimit me Harry Kane: “Jo vetëm Kane, por me asnjë lojtar tjetër nuk do të nënshkruajmë në merkaton e dimrit. Çdo repart është i plotësuar me cilësi të jashtëzakonshme, kjo është një arsye shumë e mirë për të qenë i lumtur me punën e transferimeve të kryera dhe grupit aktual”, e mbylli Herbert për “Bild TV”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco