Verstapen zbulon se kur do të tërhiqet nga Formula 1

Verstapen zbulon se kur do të tërhiqet nga Formula 1

14:53, 18/10/2022

Dy herë Kampioni i Botës në Formula 1, Max Verstapen, ka shokuar me një deklaratë të tijën, ku shprehet se nuk do të jetë pjesë e garave automobilistike për shumë kohë.

Në një intervistë për “Sky Sports”, 25-vjeçari tregoi se mund të heqë dorë nga Formula 1 në vitin 2028.

“Nuk e shikoj veten të garoj deri në moshën 40-vjeçare, sepse kam shumë gjëra për të bërë. Po ja kaloj vërtet bukur me çfarë po bëj tani dhe do të jem në F1 edhe për disa vite, deri në 2028 kur më përfundon dhe kontrata. Pas kësaj çdo gjë varet se si do të shkojë, por besoj se do bëj disa gjëra ndryshe nga garat”, ishin fjalët e holandezit.

Gjatë viteve të fundit, pilotët më të suksesshëm të F1 kanë qëndruar në pistë për një kohë të gjatë, duke parë Fernando Alonson, që vazhdon të garojë edhe pse është 41 vjeç, ose Hamilton që është shprehur se do të jetë pjesë deri në moshën 40-vjeçare, por duket se për Vershtapen, e ardhmja e tij mund të marrë një tjetër rrjedhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco