Sonte nis NBA, cila dyshe e superyjeve do të fitojë sivjet?

Sonte nis NBA, cila dyshe e superyjeve do të fitojë sivjet?

14:37, 18/10/2022

Të mërkurën në mëngjes, sipas kohës në Kosovë, nis sezoni i ri, i 76-ti në NBA.

Një nga pyetjet kryesore që shtrohet në prag të nisjes së garës së rregullt me 82 xhiro, është se cili do të jetë tandemi më i fortë dhe më i mirë i superyjeve të ligës më të fortë të basketbollit në botë. Për të gjithë ka nga një pikëpyetje pse s’mund të jenë më të mirët dhe më vendimtarët që ekipi i tyre të dalë fitues, në fund të play offit.

A janë Joel Embiid dhe James Harden gati ta bëjnë Philadelphia 76ers kampion?

Përgjigja është se “këtij të fundit kurrkush nuk i beson se mund të shkëlqejë në serinë e play offit”. Harden është kritikuar gjithmonë që ka dështuar në këtë fazë të lojës, me ekipet ku ka luajtur, Oklahoma Thunder dhe Houston Rockets

Çfarë mund të thuhet për Kawhi Leonard dhe Paul George të Los Angeles Clipers?

Ndoshta, por mos harroni, i pari nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare garuese qe 1 vit e gjysmë. Në fakt, Leonard ka dy tituj në NBA, një me San Antonio Spurs, më 2014 e një tjetër me Toronto Raports, më 2018 dhe kjo eksperiencë mund t’i ndihmojë goxha.

A do të munden LeBron James e Anthony Davis ta përsëritin suksesin e 2020, kur së bashku e bënë Los Angeles Lakers kampion, në vitin e pandemisë COVID-19?

Nuk është e pamundur, por do të jetë shumë vështirë. Njëri dhe tjetri janë shumë të prirë për t’u lënduar, kohëve të fundit. Madje, Davisin ka nisur ta tradhtojë me të madhe edhe “jump shot”-i i tij ikonik.

Cilat janë gjasat që dyshja simpatike e Phoenix Suns, Devin Booker dhe Chris Paul të mos dështojnë edhe sivjet?

Nëse nuk e bënë vjet e sivjet, zor se do ta bëjnë në mot. 2021-ta e 2022-tashi u konsideruan si vite kur Paul “duhej” të fitonte diçka me patjetër në NBA, një çmim MVP ose një championship me ekipin. Nuk ndodhi as njëra e as tjetra e pritur, pasi dyshja u demoluan në finale e 2021-s nga Milwaukee Bucks, e më 2021 në  gjysmëfinale nga Dallas Mavericks. Humbja e 2021-tës konsiderohet ndër më të rëndat në histori të ligës, pasi Suns kishte fituar dy ndeshjet e para të finales së playoffit, ndërsa humbi 4 tjera rresht, nga Bucks, që u shpall edhe kampion.

A do të shkëlqejnë përnjëmend Kevin Durant dhe Kyrie Irving me Brooklyn Nets?

Gjasat janë të mëdha, por gjithçka varet nga ajo se sa ndeshje do t’i luajë ky i fundit. Irving humbi shumë lojë sezonin e shkuar, për shkak te tekeve të tija personale në lidhje me COVID-19. Atij iu pamundësua të luajë në shumë shtete të Amerikës, ku diçka e tillë u ndalohej basketbollistëve të pavaksinuar kundër pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco