A do largohet në janar nga PSG? Mbappe thyen heshtjen

A do largohet në janar nga PSG? Mbappe thyen heshtjen

09:36, 17/10/2022

PSG fitoi 1-0 ndaj Marseille. “Classique” e futbollit francez u vendos nga goli i brazilianit Neymar, i cili shfrytëzoi një asist të Kylian Mbappe për t’i dhuruar kampionëve fitoren ndaj rivalëve kryesorë në luftën për titullin kampion.

Skuadra e Galtier kryeson Ligue 1 e vetme me 29 pikë, tri më shumë se surpriza Lorient, ndërkohë që Marseille ka rrëshqitur në vendin e katërt.

Kylian Mbappe foli shkurt pas ndeshjes rreth së ardhmes, duke qetësuar tifozët kryeqytetas me deklaratën e tij.

“Nuk kam kërkuar kurrë të largohem në merkaton e janarit, fjalë të tilla janë krejtësisht të rreme”, deklaroi ylli francez.

23-vjeçari gjeti asistin e parë sezonal, teksa numëron edhe 12 gola mes kampionatit dhe Champions League.

Mbappe rinovoi kontratën me PSG-në në verën që lamë pas, duke u kthyer në “mbret” tek ekipi kryeqytetas, me të cilin shpreson të fitojë Champions League, trofe që ai dhe PSG nuk e kanë shijuar kurrë më parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco