'Topi i Artë' pret sot fituesin, favoriti kryesor është...

'Topi i Artë' pret sot fituesin, favoriti kryesor është...

09:19, 17/10/2022

Fituesi i "Topit të Artë" për edicionin 2021-2022 do të shpallet sot.

Si çdo sezon edhe për atë që lamë pas është koha të kuptojmë lojtarin më të mirë.

Sot me fillim nga ora 21:00 në Paris do bëhet ndarja e çmimit të "Topit të Artë".

Padyshim pretendenti kryesor për t`u shpallur lojtari i vitit është ylli i Real Madridit, Karim Benzema.

Francezi ishte vendimtar në një sezon fantastik për të dhe ‘Mbretërit’.

Në 46 takime sa ka zhvilluar gjithsej sezonin 2021-2022, Benzema ka shënuar 44 gola dhe 15 asistime në të gjitha garat.

Sulmuesi gjithashtu me Realin ka fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, dy nga trofetë më prestigjioz për klube.

Fituesi nuk dihet, por të gjithë presin që të jetë Karim Benzema.

Lionel Messi është fituesi në fuqi i këtij çmimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco