Renditja e Superiores/ Partizani nuk e lëshon kreun, Tirana e kërcënon

Renditja e Superiores/ Partizani nuk e lëshon kreun, Tirana e kërcënon

22:18, 16/10/2022

Ndeshjet e të shtunës në javën e 8 të Superiores kanë mbajtur Partizanin në kryesim. Por të kuqtë tashmë shohin që avantazhi ndaj ndjekësve të tkurret dhe për më tepër, ai që kanë më afër është Tirana kampione në fuqi.

Partizani mori vetëm një pikë në barazimin pa gola ndaj Kastriotit, ndërsa Tirana mori 3 të tilla, duke qenë tashmë vetëm 1 pikë larg ekipit që kryeson Superioren. Një hap i rëndësishëm për bardheblutë të cilët edhe mes mungesave të shumta, vazhdojnë të tregojnë se janë ata mes pretendentëve kryesorë për titullin.

Ndërkohë, një pikë ka marrë edhe Vllaznia e cila ka barazuar ndaj Laçit në fushën e këtij të fundit, duke humbur pak terren sa i përket garës për kreun. Kurse Laçi, me këtë barazim nuk i ka shpëtuar fundit, por jep sinjalet e një zgjimi në luftën për mbijetesën që për momentin i sheh në fund të renditjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco