Humbja e Barcelonës aspak rastësi/ Drake nuk është një ogur i mirë...

Humbja e Barcelonës aspak rastësi/ Drake nuk është një ogur i mirë...

21:09, 16/10/2022

Barcelona humbi në transfertë me Realin e Madridit dhe zbriti në vendin e dytë të kampionatit. Por a është një rastësi humbja e tyre apo i ndoqi “mallkimi i Drake”?

Pasi artisti sponsorizoi ekipin katalanas dhe vendosi bast për fitoren e tyre, ndjekësit në rrjetet sociale e parashikuan humbjen.

Drake nuk është një ogur i mirë për skuadrat që ai mbështet dhe legjenda urbane thotë se nëse ai bën një foto me një atlet ose veshjen e një ekipi, kjo i sjell atyre fat të keq.

Kjo gjë ka ndodhur disa herë dhe humbja e Barcelonës e konfirmon.

1.Në mars 2019, pasi Pol Pogba doli në një foto me superyllin, katër ditë më vonë, Mançester Junajtid u eliminua nga FA Cup nga Ullvërhamptoni.

2.Ai ndau një foto me Serxho Agueron, dhe Mançester Siti humbi 1-0 nga Totenham në Ligën e Kampionëve.

3.Në vitin 2019  ai pozoi me Kurzaëa: PSG-së i duhej vetëm një fitore kundër Lile për t’u kurorëzuar në Ligue 1, por skuadra pariziane u mund 5-1, një numër golash që nuk i kishin pranuar në 19 vjet.

4.Gjithashtu Pier-Emerik Obamejang postoi një foto me Drake para finales së UEFA Europa League ku Arsenali u mund nga Çelsi, madje blutë e falënderuan atë.

Mallkimi i Drake nuk ka ndjekur futbollistët vetëm në Europë, por edhe në SHBA.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco