'Dominuam në pjesën e parë'/ Zëvendës-trajneri i Kastriotit: Jam i kënaqur!

'Dominuam në pjesën e parë'/ Zëvendës-trajneri i Kastriotit: Jam i kënaqur!

20:30, 16/10/2022

Zëvendës-trajneri i Kastriotit, Bekim Kuli ka dalë para mediave, pas sfidës ndaj Partizanit që u mbyll 0-0.

“Ishte ndeshje e fortë nga të dy skuadrat. Kemi dominuar pjesën e parë, kurse Partizani në pjesën e dytë. Kemi menduar që ta kapnim në kundërsulm. Nuk na rezultoi pozitive. I gëzohemi kësaj pike. Kanë një ekip të fortë. E kishim përgatitur ndeshjen.

Situata? Normalisht dihen problemet. Na u bllokua merkato. Ikim brenda ditës me ik në Ballsh. Jemi marshalla nga gjitha anët dhe jemi të kënaqur nga paraqitja e tyre.

Çela? E kisha pas shpine dhe më bërtiste o Bekim, o Bekim. Merresha vesh me sy. E kisha aty pas, aty është një shkallë. Ai kishte shumë emocione. Edhe Emiliano u gëzua. 1 pikë ka vlerë. Ne nuk kemi buxhetin e Partizanit. Jemi munduar të bëjmë një ekip simpatik.

Sulmi? Ne kemi lojtarin brazilian. Menaxheri na tha që është mirë fizikisht, por në fushë tregoi të kundërtën. Kjo do kohën e vet. Po punojmë prej 6 javësh me të. Selmanin e vogël e kemi pasur të dëmtuar. Pati problemet e tij. Po vrapove pas, do të lësh shumë për të dëshiruar te porta. Se si vrapoi sot jemi të kënaqur. Përpara ne e kishim përgatitur ndeshjen në këtë mënyrë. S’është e lehtë të lësh Da Silvën, Skukën apo Hotin. E kishim studiuar kundërshtarin. Sot kemi luajtur me 2 përpara, ndryshe nga herë të tjera. Da Silva dhe Skuka janë lojtarë që ndizen kur nuk e pret.

Ne nuk jemi marrë me gjykimin, por ka pasur raste që kanë qenë pak tendenciozë në aspektin e faullëve. Ekipi ynë është i vogël. Por, kampionati shqiptar nuk ka shumë kualitete, si në kohën e Skënderbeut për shembull. Dëshira dhe grinta bën diferencën sot.

Trajner i parë? Unë jam i kënaqur me Çelën. Gjërat do të vijnë natyrshëm. Çelën e kam vëlla. Jemi të kënaqur me njëri-tjetrin. Këto gjëra vijnë natyrshëm dhe me besim”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco