Vjen fitorja e tetë radhazi e Napolit, ruan kreun e Serisë A

Vjen fitorja e tetë radhazi e Napolit, ruan kreun e Serisë A

20:16, 16/10/2022

Napoli nuk ka ndër mend të ndalet. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti siguroi fitoren e pestë radhazi në Serinë A (e teta në të gjitha kompeticionet), duke ruajtur kreun e klasifikimit pas javës së 10-të me dy pikë më shumë se Atalanta. “Viktima” e radhës e napolitanëve ishte Bologna, që edhe pse shënoi e para, nuk ia doli të kthehej me pikë nga stadiumi “Maradona”.

Zirkzee kaloi në epërsi miqtë në minutën e 41-të, por nuk zgjati shumë epërsia e Bolognës, pasi Juan Jesus ktheu baraspeshën në minutën e fundit të kosës së rregullt të pjesës së parë.

Në fillim të pjesës së dytë, Lozano ktheu rezultatin në favor të vendësve (2-1), gjithsesi miqtë reaguan shpejt me Barroë (52’).

Napoli nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe pas shumë përpjekjesh shënoi Osimhen, duke i dhënë fitoren skuadrës së Spallettit.

Në takimet e tjera, Lazio barazoi pa gola me Udinezen, ndërsa Spezia 2-2 Cremonesen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco