Bernardo Silva i thur elozhe Haaland:  Jam i mahnitur nga Erling, është i vetmi që i afrohet Ronaldos

Bernardo Silva i thur elozhe Haaland: Jam i mahnitur nga Erling, është i vetmi që i afrohet Ronaldos

19:45, 16/10/2022

Ylli portugez i Manchester City, Bernardo beson se Erling Haaland është lojtari i vetëm që i afrohet Cristiano Ronaldos.

Këto komente vijnë nga një lojtar që me Ronaldon luan në nivel kombëtaresh.

Kurrë si dihet çfarë do të ndodh, Erling është akoma i ri, ka shumë për të bërë, por mentalitetin e ka aty”, ka thënë Bernardo.

“Unë luaj me Erling, kështu që shpresoj ta bëjë. Por, standardet janë të larta – Cristiano ka fituar pesë topa të artë, gjashtë Champions League – por jam i mahnitur nga Erling. Sinqerisht, duke folur me shokë, ju them se ai është i vetmi që i afrohet Ronaldos, në aspektin e të diturit se ku është topi dhe ku do të përfundojë në zonë”, shtoi portugezi, i pyetur nëse Erling mund t’i arrijë nivelet  e CR7.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco