Saki ka rezerva për Milanin e Championsit: Në Zagreb do jetë ferr i vërtetë

Saki ka rezerva për Milanin e Championsit: Në Zagreb do jetë ferr i vërtetë

19:07, 15/10/2022

Arrigo Saki ka rezerva për ecurinë e Milanit në Europë.

Pa dashur të sulmojë arbitrin, analiza e ish-trajnerit fokusohet te paraqitja e kuqezinjve në përgjithësi.

“Arbitri ishte i ashpër, por edhe Tomori gaboi. Unë shikoj aspektet teknike. Me Çelsin u vu re diferenca, sidomos në ndeshjen e parë. Jam i bindur se Pioli nuk do të ribënte disa lëvizje. Të mos harrojmë se edhe Milani vuajti shumë edhe në ndeshjen e parë të grupit në Salcburg.

Sidoqoftë fitoret në dy ndeshjet e ardhshme janë në dorë të Milanit, por kujdes nga ndeshja jashtë fushe në Zagreb. Në Kroaci do të jetë një ferr i vërtetë”, deklaroi Arrigo Saki për “Spormediaset”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco