Spanjë/ Dopjeta e Cavanit nuk i mjafton Valencias për të marrë 3 pikët me Elche

Spanjë/ Dopjeta e Cavanit nuk i mjafton Valencias për të marrë 3 pikët me Elche

18:49, 15/10/2022

Dy golat e Edinson Cavanit nuk i mjaftuan Valencias të merrte pikët maksimale në derbin ndaj Elches së vendit të fundit.

Skuadra e Gennaro Gattusos ngeci në një barazim 2-2 në “Mestalla”, sfidë ku “El Matador” realizoi golat e parë në La Liga.

Elche kaloi në avantazh në minutën e 29’ falë një penalltie të saktë të Pere Milla, ndërkohë që një tjetër penallti u akordua 12 minuta më vonë, këtë radhë për Valencian.

Cavani nuk gaboi nga pika e bardhë, teksa në minutën e shtatë shtesë të pjesës së parë kaloi ekipin e tij në avantazh.

Bomberi uruguaian realizoi me kokë pas krosimit të portugezit Almeida, por skuadra udhëtuese evitoi humbjen me golin e shënuar në minutën e 65’. Sërish Pere Milla autori i golit, këtë radhë me kokë.

Valencia u hodh në sulm në kërkim të fitores, por Elche (ekipi i vetëm pa fitore në La Liga) u mbrojt mirë dhe siguroi një pikë me vlera në lidhje me objektivin mbijetesë.

Ndërkohë, skuadra e Gattusos renditet në vend të shtatë me 14 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco