Vjen suksesi i parë në kampionat, Teuta thyen Egnatian

Vjen suksesi i parë në kampionat, Teuta thyen Egnatian

17:11, 15/10/2022

Përmbysje, gola të bukur dhe emocione në ndeshjen e parë të javës së tetë në Abissnet Superiore.

Teuta fitoi 1-2 në “Arena Egnatia” përballë Egnatias vendase, duke siguruar suksesin e parë sezonal në kampionat.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa fraksioni i dytë i takimit ishte shumë i bukur.

Të parët kaluan në avantazh vendasit me anë të Dzon Delarge në minutën e 64-t.

Sulmuesi kongolez mori një asist nga Emiliano Musta, kontrolloi bukur topin dhe e dërgoi atë në rrjetë me një goditje të saktë.

Teuta reagoi dhe barazoi sfidën 11 minuta përpara fundit.

Blerim Kotobelli realizoi një eurogol. Gjuajtja fluturimthi e anësorit të majtë u ndal në rrjetën e portës së Egnatias.

Teuta mori zemër dhe në minutën e shtatë shtesë realizoi edhe golin e fitores.

Qendërmbrojtësi Artan Jazxhi realizoi me kokë pas një goditje këndi, duke i dhuruar fitoren e parë teknikut Bledi Shkëmbi dhe skuadrës së tij.

Thyhet pas pesë javësh Egnatia, që regjistroi disfatën e tretë sezonale, ndërkohë që Teuta mori një fitore të artë në transfertë.

Ekipi i Bledi Shkëmbit është ngjitur në kuotën e shtatë pikëve, duke u renditur përkohësisht në vend të parafundit, dy më pak se Egnatia, që mbetet në shifrën e nëntë pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco