Drejt kthimit në Superiore, Skënderbeu arrin fitoren e tretë radhazi

Drejt kthimit në Superiore, Skënderbeu arrin fitoren e tretë radhazi

16:59, 15/10/2022

Një gol i shkodranit Belajdi Pusi i dha suksesin me rezultatin minimal 0-1 Skënderbeut në Berat ndaj Tomorit vendas, me korçarët që i bashkohen Dinamos në krye të renditjes me 11 pikë, ndonëse kryeqytetasit kanë luajtur një ndeshje më pak.

Pas një starti jo fort të mirë, skuadra e drejtuar nga Migen Memelli ka reaguar mirë, duke marrë fitoren e tretë radhazi dhe duke u konfirmuar si një ndër pretendentet kryesore për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.

Fiton edhe Besa e Kavajës, që ia doli të largohet me pikët maksimale nga transferta e Cërrikut ndaj Turbinës, falë rezultatit 2-4, teksa protagonist ishte Onuh, që shënoi tre herë në pjesën e parë dhe meritoi të marrë në shtëpi topin e sfidës.

Në ndeshjet e tjera, Besëlidhja triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Orikut, ndërsa Luzi mposhti me shifrat 2-1 skuadrën e Burrelit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco