Ancelotti zbulon lojtarët e thërritur për 'El Clasico-n' kundër Barcelonës

Ancelotti zbulon lojtarët e thërritur për 'El Clasico-n' kundër Barcelonës

15:56, 15/10/2022

Duel për kreun e renditjes, këtë të dielë në orën 16:15, mes Real Madrid dhe Barcelonë për javën e nëntë të La Ligës. Për këtë takim, Carlo Ancelotti sapo ka bërë të ditur grupin e thirrur. 23 madrilen të gatshëm për të mposhtur rivalët e Barcelonës për të rifituar kryesimin në kampionat.

Përballë grupit të Xavit, tekniku italian do të mund të mbështetet në pikat e tij të forta. Të pranishëm janë Karim Benzema, Vinicius Jr, Aurelien Tchouameni, Toni Kroos apo edhe David Alaba. Bie në sy gjithashtu prania e Antonio Rudiger, i dëmtuar rëndë në kokë në ndeshjen kundër Shakhtar Donetsk (1-1)në mesjavë, ndërsa portieri Courtois do të mungojë në këtë duel.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco