Ronaldo Fenomeni po lufton me depresionin: Kam dy vjet e gjysmë që shkoj në psikoterapi

Ronaldo Fenomeni po lufton me depresionin: Kam dy vjet e gjysmë që shkoj në psikoterapi

15:22, 15/10/2022

Futbollisti legjendar brazilian, Ronaldo ka bërë të ditur se prej dy vitesh e gjysmë i është nënshtruar psikoterapisë për depresion.

Në një intervistë për Marca, një nga futbollistët më të mirë në histori ka pranuar se prej vitesh po lufton me depresionin.

“Kam dy vjet e gjysmë që shkoj në psikoterapi për depresionin dhe kjo më ndihmoi ta kuptoj veten shumë më mirë se më parë”, thotë Ronaldo, i cili është i vetëdijshëm se futbollistët që luajnë sot janë më të mbrojtur se në brezin e tij.

"Ne ishim 'shtyrë në zjarr' pa ndonjë përgatitje dhe duhej të jepnim më të mirën që mundeshim. Ishim të ekspozuar ndaj një stresi shumë të lartë mendor. Në atë kohë, askujt nuk i interesonte se çfarë po kalonin lojtarët dhe se si e gjithë kjo reflektohej tek ata psikologjikisht. Sot lojtarët janë shumë më të përgatitur mendërisht për sfida, kanë të gjithë kujdesin e nevojshëm mjekësor, çdo lojtar trajtohet individualisht... Në kohën time nuk kishte një gjë të tillë, të gjithë e injoronin këtë problem”, thotë Ronaldo dhe shton:

“Shumë lojtarë kaluan periudha vërtet të vështira dhe depresioni për shkak të mungesës së privatësisë, mungesës së lirisë... Problemet ishin të dukshme, por atëherë nuk kishte zgjidhje adekuate si tani”, tha Ronaldo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco