Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

PSG në telashe për shkak të Neymar dhe Mbappe, nuk e realizuan premtimin ndaj sulmuesit francez

PSG në telashe për shkak të Neymar dhe Mbappe, nuk e realizuan premtimin ndaj sulmuesit francez

10:35, 15/10/2022

Sulmuesi francez Kylian Mbappe ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain, dhe arsyeja kryesore për një vendim të tillë janë premtimet e paplotësuara të drejtuesve të klubit parizian, raporton Marca.

Domethënë, drejtuesit e klubit nuk e realizuan premtimin e tyre kur rinovuan kontratën me Mbappen, e cila ishte se francezi do të bëhej lider sportiv i projektit, gjë që do të sillte edhe largimin e Neymar.

Mbappe dëshironte të largohej nga PSG këtë verë, sepse Neymar aktivizoi automatikisht klauzolën në kontratë dhe zgjati bashkëpunimin me kampionët francez deri në vitin 2027.

Në fund, Mbappe rinovoi kontratën me parisienët dhe për të qëndruar në klubin francez u mobilizuan të gjitha resurset kombëtare, përfshirë edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Kylian Mbappe në kërkesat e tij, ia kishte bërë të qartë klubit se dëshironte largimin e brazilianit Neymar sepse mendonte se mungesa e tij e profesionalizmit ishte duke dëmtuar PSG-në.

Drejtuesit e PSG-së nuk kanë mundur ta heqin qafe Neymarin edhe pse gjatë verës ia ofruan klubeve në të gjithë Evropën, por pengesë ishte performanca e brazilianit dhe paga e lartë prej 30 milionë eurosh.

Kujtojmë, Mbappe deri më tani ka zhvilluar 229 paraqitje me fanellën e PSG-së dhe ka shënuar 182 gola, gjë që e bën atë golashënuesin e dytë në historinë e klubit pas uruguaianit Edinson Cavani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco