Një fans filmoi Bernardo Silvën duke u fshehur nga njerëzit në rrugë, në fund tifozi mori atë që donte

Një fans filmoi Bernardo Silvën duke u fshehur nga njerëzit në rrugë, në fund tifozi mori atë që donte

15:06, 14/10/2022

Një nga lojtarët më të mirë të Manchester Cityt dhe Premier League, Bernardo Silva, është filmuar duke u fshehur nga tifozët teksa priste ashensorin kur po futej në apartament.

Si një yll i madh në futbollin botëror, Bernardo Silva vazhdimisht përballet me vëmendjen e tifozëve. Shpesh nuk funksionon në favor të tij, ndaj portugezi u filmua duke u fshehur nga njerëzit në rrugë ndërsa priste ashensorin.

Bernardo u përpoq të fshihej nga kalimtarët, por nuk ia doli. Një fans i është afruar nga distanca dhe i ka krijuar një skenë të pakëndshme.

Domethënë, afrimi i një kalimtari të panjohur e trembi për momentin edhe vetë futbollistin, i cili e pyeti “Çfarë po bën or mik”.

 

 

Është interesante se tifozi kishte vetëm një qëllim. Ai ka dashur të bëjë një foto me heroin e tij, por duket se nuk e ka bërë në mënyrën më të kujdesshme të mundshme.

Mirëpo, Bernardo Silva e kënaqi fansin e tij dhe në fund ia plotësoi dëshirën për një foto. Video ka mbledhur më shumë se një miliona shikime në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco