Tetë vite nga droni 'AUTOCHTHONOUS' në Beograd

Tetë vite nga droni 'AUTOCHTHONOUS' në Beograd

14:44, 14/10/2022

Më 14 tetor të vitit 2014 , plot 8 vite mëparë në Serbi do të ndodhte një nga ngjarjet më të komentuara për javë e muaj , në qendër të mediave vendase dhe ndërkombtare me protagonistë shqiptarët. E emërtuar : “Provokacja”. Ishte ndeshja Shqipëri-Serbi e cila që në minutat e para të saj pati tension. Ndërsa në orën 21: 27 , ndeshja që luhej në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian France 2016 u ndërpre.

Ndërprerja ishte paralajmëruar thuajse që para fillimit: u ndalua pjesëmarrja e tifozëve të Kombëtares shqiptare në Beograd, ndërsa tifozët serbë në stadium me fishkëllima e britma penguan intonimin normal të Himnit Kombëtar Shqiptar. Në këto kushte, të rënduara dhe të vështira për ekipin shqiptar, filloi ndeshja.

Arbitri britanik Martin Atkinson nuk e kishte të lehtë të ndante gjyqësinë . E tensionuar, me epërsi të dukshme shqiptare, ndeshja vazhdoi kështu deri në minutën 42.

Dhe në atë minutë, nga qielli i Beogradit, sipër tifozëve, më ngadalë e duke valëvitur nga një dron, në fushën e lojës, afrohej flamuri me hartën e viseve etnike shqiptare, me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit dhe me mbishkrimin “AUTOCHTHONOUS”. Gjithçka e ideuar dhe realizuar nga Ballist Morina .

Të gjithë mbetën të habitur e të heshtur duke parë atë çka zbriste nga lartësia. Ndërsa nuk mund të harrohet komenti i gazetarit sportiv Dritan Shakohoxha së bashku me kolegun e tij Alban Xhihani : Çfarë është ajo banderolë Dritan ?

-Ai është flamuri më i bukur në botë Alban!

Shprehja që do të mbetej gjatë në memorien e të gjithëve, në një ditë kur të gjithë shqiptarët ishin të bashkuar.

Më pas një futbollist serb e mori në hapësirë, pa rënë në tokë, flamurin me simbole shqiptare e lojtarët e kombëtares vrapuan menjëherë pas tij duke ia rrëmbyer nga duart.

Pas kësaj, topi u “harrua” dhe filloi beteja fizike ndërmjet lojtarëve të dy ekipeve. Nga tribunat e shikuesve zbriten spektatorët serbë të cilët mësyn lojtarët shqiptarë. Një konfrontim fizik i pabarabartë të cilin lojtarët e kombëtares e braktisen .

Image

Pjesëtarët e sigurimit, në vend se të mbronin lojtarët shqiptarë, u bënë bashkë me spektatorët e lojtarët serbë duke i goditur me grushte e karrige derisa ata sa u futen në kthinën e vet të stadiumit.

Në kushte të tilla nuk kishte si të vazhdohej loja. Lojtarët shqiptarë, pasi e morën veten, e dorëzuan flamurin e rënë fushë te zyrtarët e UEFA-s dhe rreth orës 3 mëngjesit u kthyen në Tiranë . Ndeshja solli dhe shumë provokime politike duke ngjallur tensione mes Shqipërisë dhe Serbisë. Sot pas 8 vitesh gjërat kanë ndryshuar por ai , vazhdon të mbetet flamuri më i bukur në botë . SHQIPËRI-AUTOCHTHONOUS!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco