Barcelona nderon Drake për ‘El Clasico-n’ ndaj Real Madrid

Barcelona nderon Drake për ‘El Clasico-n’ ndaj Real Madrid

13:46, 14/10/2022

Barcelona ka përgatitur një fanellë speciale për derbin e madh kundër Real Madridit për nder të reperit kanadez Drake.

Drake u bë i pari që kalon shifrën e 50 miliardë transmetimeve në Spotify dhe duke pasur parasysh faktin se kjo platformë streaming është sponsor i klubit katalanas, logoja e Drake do të jetë në fanellë.

Kjo është pjesë e synimit të përbashkët të Barçës dhe Spotify për të “bashkuar futbollin dhe muzikën”.

"Kjo nuk duket e vërtetë, por është," tha Drake përmes Instagram.

Gjatë nxehjes për “El Clasico-n” e së dielës, lojtarët e Barçës do të veshin bluza speciale me logon Spotify në pjesën e përparme dhe "Drake 50" në anën e pasme. Ndërsa, gjatë lojës ata do të jenë të veshur vetëm me fanella me logon e Drake.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco