'Nuk mund të flas për dikë me të cilin nuk krijova asnjë raport', Paredes: Te Juventus prej Kupës së Botës!

'Nuk mund të flas për dikë me të cilin nuk krijova asnjë raport', Paredes: Te Juventus prej Kupës së Botës!

10:43, 27/09/2022

Leandro Paredes konfirmon zgjedhjen e tij. Në huazim te Juventusi  (me opsion blerjen nga PSG) në orët e fundit të merkatos verës, mesfushori argjentinas e dinte se nuk ishte një nga zgjedhjet e para të Christophe Galtier në kryeqytetin francez. Sidomos pas shumë përforcimeve që zbarkuan në Paris këtë verë. Kjo është arsyeja pse argjentinasi nuk është penduar që iu bashkua klubit italian.

Së fundmi, Paredes është intervistuar nga “ESPN Argentina”, ku foli për aventurën në Torino ndërsa zbulon se gjatë kohës së tij në Paris nuk krijoi asnjë raport me Kylian Mbappe.

“Nuk mund të flas për Mbappe, unë kisha raporte me të tjerë lojtarë. Si mund të flas për dikë me të cilin nuk kisha asnjë lloj marrëdhënie? Më vinte keq të largohesha nga PSG vetëm prej Messit, sepse doja të luaja më shumë me të, ta shijoja akoma.

Por, në fund mora një vendim për veten pasi duhej të kisha më shumë minuta në këmbë. Vendimi për të ndryshuar klubin para Botërorit është pak i vështirë sepse duhet të bësh zgjedhjen e duhur. Megjithatë, tashmë jam në një klub të madh si Juventus që ishte një ëndërr për mua dhe po luaj me vazhdimësi”, shprehet Paredes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco