Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari mposht Vllazninë, fiton Kukësi dhe Laçi

Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari mposht Vllazninë, fiton Kukësi dhe Laçi

18:01, 26/09/2022

Kupa e Shqipërisë nisi me ndeshjet e raundit të 1/16-tave në Grupin B teksa padyshim surpriza mund të konsiderohet suksesi i Flamurtarit në shtëpi përballë Vllaznisë. Edhe pse ishin shkodranët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Vulajt në minutën e 11-të, vlonjatët gjetën forcat për të reaguar dhe përmbysën shifrat brenda pjesës së parë falë dy golave të Fernando dhe Dishës.

Kuqezinjtë menaxhuan më së miri avantazhin ndërsa nisen të favorizuar për ndeshjen e kthimit me Vllazninë që do të duhet të impenjohet më shumë në shtëpi për të vijuar aventurën në Kupë. Në ndeshjet e tjera, Kukësi nuk pati probleme në transfertë ndaj Labërisë duke fituar me rezultatin 0-3. Verilindorët shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të Dacit dhe Barbosës, ndërsa në të dytën, trefishoi Gyasi.

Kjo ishte edhe fitorja e parë për trajnerin e ri të Kukësit, Enkeleijd Dobi, i cili debutoi me humbje në kampionat ndaj Partizanit. Ndërkohë, Skënderbeu mposhti pastër me rezultatin e thellë 1-5, Maliqin me korçarët që shënuan nga dy gola për pjesë teksa shkëlqeu Belajdi Pusi me një dygolësh.

Sakaq, Laçi triumfoi në transfertë me rezultatin 0-2 ndaj Devollit, ndërsa Bylis mposhti me rezultatin 0-3 Pogradecin teksa bie në sy barazimi 0-0 i Luzit me Teutën. Ndeshjet e kthimit, do të luhen në datën 12 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco